SOT

Fshati në Prishtinë që të famshmit po e zgjedhin për jetesë

Dragushët, Jashanicët dhe Rekat ishin familjet e para që erdhën në për të jetuar në Bernicë.

E tani për çdo vit atje shtohen banorë të tjerë të ardhur nga qytetet e ndryshme të Kosovës.

Pozita e mirë gjeografike dhe të mirat e natyrës, Bernicën e bën një nga fshatrat më atraktiv të Kosovës, i cili po pëlqehet shumë edhe nga personalitete të njohura në vend dhe jashtë.

E lashtësia e fshatit është bërë më e dukshme edhe përmes simbolit të Prishtinës, i njohur si hyjnesha në fron, që u gjet këtu.

Duke e parë edhe interesimin e shumë turistëve për ta vizituar, tashmë edhe fusha e gastronomisë u zhvillua. Tashmë fshati është mbushur me pushimore e restorante të njohura.

Bernica ka një sipërfaqe prej afro 850 hektarë, e cila është e ndarë në dy lagje

Edhe lufta kishte ndikuar në Bernicë, porse banorët arritën të shpëtonin shumëçka, ato që u kishin takuar të parëve të tyre.

Në Bernicë dikur kishin qenë 3 mullinj me ujë, por që nuk arritën t’i rezistojnë kohës.

Duke pasur kaq shumë karakteristika, patjetër se do të duhej të ruheshin si trashëgimi, e këtë po e bën kryetari i fshatit i cili së shpejti do ta botojë librin e tij me fakte për Bernicën.