SOT

Çantat punëdore, biznesi i Albana Humollit

Duart e Albana Humollit realizojnë çanta të bukura dhe unike.

Janë shtizat ato që po i ndihmojnë në krijimin e këtyre çantave, ku qysh moti përmes tyre nëna e gra kanë krijuar veshje të ndryshme.

Ishte pandemia ajo që e inspiroi 36-vjeçaren ta rikthente shtëpinë e saj në mini-punëtori dhe të fillonte me punimet e çantave.

Ndonëse shiten vetëm online, sipas Humollit, suksesi është premtues.

Edhe pse kërkesat nga klientët janë të mëdha, Albana me punën dhe vullnetin që ka, arrin të ketë sukses në punën që po e bën.

Zakonisht inspirimin e merr në faqe të ndryshme dhe po ashtu idetë dhe krijimet e veçantave i bën në bashkëpunim me klientët.

Tashmë punimet e dorës kanë filluar të vlerësohen përsëri e të rikthehen në treg, sepse, sipas saj, suksesi po e vërteton këtë gjë.

Sipas Humollit, të jesh nënë dhe të njëjtën kohë të merresh edhe me biznes nuk është e lehtë, por zakonisht punën në çanta e bën në kohë të lirë.

Për të fëmijët janë vullnet për të vazhduar e jo për t’u ndalur.

Ajo ka në plan të zgjerohet në biznesin e saj dhe të punësojë gra të cilat kanë vullnet për të punuar.

Punëdoret e tilla kohëve të fundit janë trendi më i ri sidomos tek nënat amvise. Shfrytëzimi i tregut online po u ofron mundësi të mirë për të punuar nga shtëpia e pa orar.