SOT

Taverna që u bë shtëpi e jogës në kryeqytet

Ushtrimet që lidhin mendjen, shpirtin e trupin po bëjnë bashkë këto gra të moshuara në këtë sallë.

Çdo të martë e të enjte ky grup prej 4 personave po kryen ushtrimet fizike të disiplinës “gentle yoga”, në udhëheqjen e instruktores Driada Matoshi.

Sipas Matoshit, kjo grupmoshë është e harruar nga shoqëria, prandaj ata kanë vendosur t’i hapin dyert e shtëpisë për ta.

Entuziazmi për të qenë pjesë e klasës është vërejtur qysh në fillim. Me interesimin që kanë shprehur edhe qytetarët e tjerë të kësaj moshe, Driada thotë se do të shtojnë numrin e grupeve.

Sipas Matoshit, lëvizjet e trupit që bëhen gjatë kësaj ore janë më të lehta në krahasim me ato të të rriturve të tjerë.

Për të hapur dyert e shtëpisë së jogës, Yll Hoxha u desh t’i mbyllte dyert e tavernës, e cila argëtoi për shumë vite me radhë qytetarët e Kosovës.

Por çka e shtyu në këtë drejtim?

Sipas shumë hulumtimeve joga ka një ndikim pozitiv në stilin e jetesës së njerëzve.