SOT

Gjonbalaj, futbollistja premtuese e kombëtares së Kosovës

Po përgatitej për stërvitje.

Janë mëngjeset e hershme që e gjejnë gjithnjë në fushën e futbollit ku edhe ushtron para ndeshjes.

Bardha Gjonbalaj, futbolliste në Kombëtaren e Kosovës, stërvitet gjithnjë për kondicion e ushtrime të tjera të lidhura plotësisht me futbollin.

Në fillimet e saj në moshë të hershme thotë se u paragjykua për sportin që e kishte zgjedhur.

Gjonbalaj si nxënëse thotë të jetë tejet e përkushtuar në mësime, porse edhe futbolli bën pjesë në ëndrrat e saj më të mëdha.

Ndeshjet që i ka zhvilluar thotë se i kanë dhënë gjithnjë emocion, por njëri për të mbetet në kujtesë.

Bardha konsiderohet lojtare e fortë në fushë në të gjitha pozicionet.

Në syrin e trajnerëve ajo i ka disa teknika që e bëjnë më të fortë ndër të tjera.

Si sportiste shprehet se mungon përkrahja institucionale në vend e kjo gjë mund ta bëjë 16-vjeçaren që një ditë t’ia mësyjë Evropës.

Angazhimet e futbollistes prishtinase janë pjesë e rutinës çdo javë.

Në 5 ditët e javës ajo stërvitet, ndërkaq vikendi e gjen në ndeshjet që i zhvillon me ekipin e Prishtinës.