SOT

Familja Shishana, mirëmbajtësja e vetme e parkut në Sllatinë

Mirëmbajtjen e pishave e ka punë tash e 27 vjet.

Agim Shishani nuk është i vetmi nga kjo familje që kohën më të madhe të ditës e kalon në parkun e pishave në Sllatinë.

Sipas pylltarit, familja Shishani me anëtarët e saj, për rreth 100 vjet janë kujdesur për 120 hektarë të asaj toke.

Pishat në Sllatinë janë rekreacion i vizituar nga shumë banorë të rrethinës, por jo vetëm.

Janë disa arsye që vizitorët e zgjedhin këtë vend për shëtitjet e tyre.

E parku i pishave është shumë i pasur me faunë e florë të mrekullueshme.

Lepujt, breshkat, bungu e shkoza janë vetëm disa prej tyre.

Në brendi të këtij parku të mrekullueshëm gjendet edhe liqeni, i cili njihet si “Përroji i thellë”.

Përveç se i thellë, duket se ky liqen bart mbi vete edhe një rekreacion tejet të hatashëm dhe një hije shumë relaksuese. Për vetitë shëruese të këtyre pishave, më shumë na tregon z.Shishani.

Për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e këtij parku, Shishani ka edhe një apel shumë të sinqertë.

E energjinë dhe pasionin e madh që e ka ndaj natyrës, Agimi kërkon që ta ndajë edhe me pylltarë të tjerë. Prandaj, ai ka një kërkesë për institucionet e Komunës së Fushë Kosovës.

Shishani nuk mund të mos i shprehë as vështirësitë që ai has gjatë punës së tij, prandaj përmes kamerës së KTV-së ai tregon për gjendjen aktuale të pyjeve në Kosovë.

E nga këto pamje të bukura të parkut të Pishave në Sllatinë, edhe me thirrjet e Komunës së Fushë Kosovës përmes tabelave paralajmëruese, deklaratave shumë të sinqerta të Agim Shishanit, ftohen të gjithë qytetarët ta vizitojnë parkun e Pishave, me dashuri për natyrën dhe me kujdes ndaj saj.