SOT

Gjimnastika i bën të pandashme motrat Zeqiri

Përveç në shtëpi, ato janë të pandashme edhe në rutinën ditore me ushtrimet në gjimnastikë.

Vilza e Lisa Zeqiri, përfitimet shëndetësore thonë t’i kenë të shumta nga ky sport.

Avancimi në disiplinat e gjimnastikës, bëri që gradualisht të dyja të bëheshin pjesëmarrëse në gara brenda e jashtë vendit.

Në të gjitha disiplinat e këtij sporti, Vilza thotë të jetë e përgatitur fort, ndërkaq për motrën e saj ajo ka një sugjerim.

Zhvillimin e konstruktit trupor Lisa thotë se e ka vërejtur me kohë, e kjo ishte një nga arsyet pse nuk iu nda këtij sporti.

E ka të ngulitur në mendje paraqitjen e saj të parë në gara jashtë vendit, të cilën e rikujton.

Edhe Lisa nuk lë pa e treguar shkathtësinë e saj në një disiplinë, krahasuar me motrën e saj.