SOT

Burim, emri shqip i fshatit që nuk njihet në dokumente

Prej bjeshkëve të fshatit Burim, i cili gjatë okupimit serb quhej Joviq, buron uji i pijshëm e i freskët që ia dha edhe emërtimin shqip këtij vendbanimi në Malishevë.

Në kujtimet e banorëve mbetet gjithnjë ky burim për rrjedhën e të cilit thonë se është aty prejse ekziston fshati.

Këmbëngulës që të pajisjej me dokumente ku do të figuronte emri shqip i fshatit të tij ishte banori Ramadan Krasniqi.

Por, ky emërtim është ende jozyrtar.

Sikurse në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës, edhe në këtë fshat janë kryer masakra nga gjenocidi serb.

Për t’i kujtuar të rënët, tashmë ekziston memoriali me emrat e tyre.

Monument natyror i mbrojtur, ka vjet prej kur është njëri nga listat 100-vjeçar, simbol i fshatit Burim të Malishevës.

Derisa shumë fshatra në Kosovë po boshatisen, kjo dukuri nuk qëndron në Burim, shprehen banorët.

Janë veprimtaritë e fshatit ato që nuk po praktikohen si dikur, thotë Krasniqi.

Fshati Burim, siç theksojnë banorët, vizitohet shumë, më shumë për shkak të të rënëve në luftë, e për t’i përkujtuar ata.