SOT

Koleksionisti që ndërtoi muze me eksponate shqiptare

Filloi me gurin energjik si gjetje të parë, e vazhdoi koleksionimin e së kaluarës deri në mbi 1000 eksponate.

Koleksionisti Miftar Januzaj e ndërtoi vetë muzeun e tij, të cilin e quajti Etno Kastrioti, në Deçan.

Januzaj rrëfen se ka 20 vjet prej kur ka filluar të bëjë mbledhjen e artefakteve nga shumë treva shqiptare, por edhe të huaja.

Koleksionisti rrëfen për gurin e gjetur, e sipas tij ky element ishte nismëtari i veprimtarisë së tij deri më sot.

Shala e kalërimit është një tjetër pjesë e muzeut, e cila sipas Januzajt bart një histori të veçantë.

E meqenëse muzeu është i mbushur me një numër të madh gjetjesh, Januzaj rrëfen se për mbledhjen e tyre është angazhuar vetë, por edhe njerëzit që kanë poseduar një pjesë historie dhe kanë dashur që ajo të ruhet diku.

Muzeu Etno Kastrioti nuk është i strukturuar në formën e tij përfundimtare, sepse pritet të bëhet edhe finalizimi i këtij objekti.

Muzeu ka qenë i mbyllur gjatë pandemisë, por tashmë është i hapur për të gjithë vizitorët që duan të shohin dhe të njihen me historinë.