SOT

Metehia, fshati me mullirin që furnizoi 12 mijë refugjatë

Ekzistenca afro 400-vjecare e mullirit është pikë ndalesa e parë e kujtdo që i bën vizitë fshatit Metehi të Komunës së Podujevës.

Ai njihet si mulliri i banorëve të këtij fshati, pasi që me radhë ata kujdesen e i shërbejnë të tjerët prej tij.

Afro 12 mijë refugjatë në periudhë lufte kujton t’i ketë furnizuar ky mulli me ujë që buron nga Lumi Llap, njëri nga banorët e Metehisë.

Fshati Metehi shtrihet 14 kilometra në periferi të Podujevës.

Peizazhi i tij i rrafshët fushor mundëson zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.

Por për banorët një aktivitet i tillë po bëhet çdo herë e më rrallë i praktikuar për shkak të shpërnguljes masive të fshatit të tyre.

Mbi 500 vjet mendohet të datojë ky vendbanim në Komunën e Podujevës.

E vjetër është edhe një nga shtëpitë e njërës nga lagjet e fshatit e cila fsheh histori të mënyrës se si jetohej në familjet shqiptare shumë vite më parë.

Për emërtimin e Metehisë ekziston një histori e cila sipas Xhemajlit lidhet direkt me sundimin e dikurshëm serb në atë anë.

Brezi i ri i familjes janë shpërngulur në mërgim, por Naser Behrami vazhdon të jetoj në fshatin ku u lind.

Me infrastrukturë mirë të zhvilluar, por me më pak banor krahasuar me vitet e mëhershme, fshati Metehi i Podujevës konsiderohet si vendbanim me histori qindra vjeçare.