Kjo është familja Selmani nga fshati Dardani e Ferizajt.
Qifti Ymrije dhe Halil Selmani kanë 4 fëmijë biologjikë, e tashmë familja e tyre është rritur edhe me nipa e mbesa.
Familja u bë edhe më e madhe në vitin 2004, kur Ymrija dhe Halili vendosën që shtëpia e tyre të bëhej strehë për fëmijët pa përkujdesje prindërore e edhe për ata me nevoja të veçanta.
Gjatë këtyre viteve, 19 fëmijë patën rastin të jenë nën kujdesin e familjes Selmani, në periudha të ndryshme kohore. E, kohëve të fundit, fokusi i tyre është i vendosur në përkujdesjen e atyre me nevoja të veçanta.
E Halili nuk e la të vetme Ymrijen në idenë e saj. Ai menjëherë u interesua për
Sipas tij, të kujdesesh për këta fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe, por tashmë janë mësuar me ta dhe pasi ata kalojnë në përkujdesje shtetërore ose adaptohen nga ndonjë familje, Selmanët e ndiejnë mungesën e tyre.
Madje, kishte pasur raste kur fëmijët me probleme në zhvillim u përmirësuan mjaft shumë gjatë qëndrimit në familjen Selmani.
Fëmijët biologjikë të çiftit, por po ashtu edhe nipat e mbesat, janë tejet të lidhur me fëmijët që strehohen këtu.
Ajo përmend momentin e ndarjes me ta, të cilin e konsideron si më të vështirin për ta pranuar.
Sipas Ymrijes dhe Halilit, përpos shtesave të fëmijëve të cilat u takojnë, ata nuk përfitojnë asgjë tjetër nga institucionet për kujdesin që vazhdojnë ta ushtrojnë për këta fëmijë. Ata thonë se një stimulim i vogël do të ishte shumë ndihmës për ta.