SOT

Kultivimi i dredhëzës në Babaj të Gjakovës

Në fshatin Babaj të Komunës së Gjakovës, jeton çifti Rrustemi, që bujqësinë e ka aktivitetin e vetëm, i cili ua ka siguruar edhe jetesën.

Në 5 hektarë tokë ata kanë kultivuar dredhëza, aronia, lajthi e rrush serezi.

Por, dredhëza është bima që ata e kultivojnë në 2 hektarë, duke iu përkushtuar maksimalisht punës me të.

Sipas fermerit Rrustemi, ka disa forma të mbjelljes së dredhëzës 4-vjeçare.

Me tonelata, ishte sasia e vjeljes së dredhëzave në parcelën e fermerëve, e që sipas tyre flet shumë për përfitimet që kanë nga puna me to.

Nga aktiviteti bujqësor, siç shprehet Shkurte Rrustemi, ia kanë dalë të paguajnë për shkollimin e fëmijëve.

Për dredhëzat, fermeri nga Gjakova thotë se tregu është tejet i përshtatshëm pasi që kërkesat janë të mëdha.

Çdo ditë të tyre e nisin herët në mëngjes, duke iu përkushtuar plotësisht aktivitetit me bujqësi, të cilin e kishin nisur që nga viti 2003.