SOT

Djathë shtëpie natyral, punë e çiftit nga Lutogllava e Pejës

Çdo ditë e tyre nis në orët e hershme të mëngjesit, duke përgatitur djathë shtëpie.

Ganimete e Sali Kelmendi nga Lutogllava e Pejës po ndjekin traditën familjare të përpunimit të të gjitha produkteve të qumështit.

Në një dhomë të veçantë, që të dy i kryejnë bashkë procedurat e zënies së djathit në mënyrë krejtësisht natyrale.

Konstante duhet të jetë temperatura e dhomës ku punohet me djathin.

Çifti nga Lutogllava e Komunës së Pejës nga shitja e produkteve të qumështit, thotë se siguron plotësisht të ardhurat familjare.

Përgatitja e djathit deri në fazën finale, zgjat gjysmë ore. Ndërsa, shijimi i këtij lloj djathi tregon përbërjen e tij plotësisht bio.

30 krerë lopë i ka në fermën e vet familja Kelmendi.

Sipas Kelmendit, djathin cilësor e arrijnë nga 6 litra qumësht, ndërkaq si fermer, thotë se nuk gëzon përkrahje institucionale.

Punës së përditshme me këto krerë lopësh, Ganimetja e Saliu thonë se i përkushtohen me vullnet, madje i gëzon fakti se u ndihmojnë edhe fëmijët e tyre.