Kosova ka nisur zbatim të masave të reja ndaj koronavirusit.
Ky prill për dallim nga ai i 2020-s nuk ka mbyllje totale, por kufizime në gastronomi e në zhvillim të procesit mësimor.
Qëndrimi në shtëpi është diçka që është kërkuar vazhdimisht në pandemi.
E libra të shumtë janë propozuar nëpër botë për t’u lexuar në këtë kohë.
Besian Zeneli nga libraria “Buzuku” i ka përzgjedhur 4 librat që duhet lexuar në këto kohë.
Këta libra flasin për jetën e politikanëve, suksesin në biznes, tejkalimin e shprehive të dëmshme e origjinën e njerëzimit.