SOT

Mërgimtari kultivon aroninë në 8 hektarë tokë

Nga Zvicra ku kishte migruar si 18-vjeçar, Esat Berisha ka zgjedhur vendin e tij të lindjes për të kultivuar bimën aronia.

E kishte nisur vetëm si hobi, pasi që puna që e bën në vendin ku jeton, është krejt e kundërt me bujqësinë.

Tani, në periferi të Prizrenit ai ka 8 hektarë tokë të mbjella me aronia.

Të shumta janë të mirat shëndetësore, të cilat i ofron aronia si bimë.

Kjo, sipas Berishës, është arsyeja pse zgjodhi ta kultivojë atë,

Si fermer ai e ka nuhatur tregun për aroniat dhe mundësinë e eksportimit.

Afro 10 kilometra larg plantacionit të parë, mërgimtari nga Zvicra i ka edhe 4 hektarë e gjysmë të mbjellë me këtë bimë.

Synim i mërgimtarit Esat Berisha, në një të ardhme të afërt, pos investimeve të tjera në vendlindje, është kthimi i tij i përhershëm në Kosovë.