SOT

Mërgimtari kthehet nga Zvicra për t’u marrë me kopshtari

Fshati Koretin i Kamenicës njihet për traditën shumëvjeçare që ka në lidhje me zhvillimin e kulturave të luleve.

Duke qenë se një fshat i tërë pothuajse merret me këtë aktivitet, edhe Liridon Rexhepaj vendosi ta bënte të njëjtën gjë. Ai madje u kthye nga Zvicra që ta lulëzonte hapësirën që kishte marrë për ta evoluar edhe më tej këtë biznes.

Tashmë Liridoni ka zgjeruar hapësirën e punës prej 3 hektarësh, e brenda saj ka llojshmëri të luleve e pemëve dekorative për shtëpi.

Ai tregon se si duhet të bëhet mbjellja e pishave në kohën kur ato ende nuk e kanë arritur shtatin e dëshiruar.

Kërkesat për këto pemë dekorative, sipas Liridonit, janë shumë të mëdha, e sidomos ato shtohen edhe më tej në kohën kur duhet bërë mbjelljet.

Pos shitjeve që bëhen në këtë pikë, Liridoni dhe stafi i tij po ashtu janë të aranzhuar edhe në dekorimin e oborreve të shtëpive të shumë klientëve të tij.