SOT

Brenda muzeut të shkollës fillore në Oshlan të Vushtrrisë

Afro 10 kilometra në periferi të qytetit të Vushtrrisë, gjendet fshati Oshlan, ku edhe ndodhet shkolla “Mustafë Shyti”.

Me mbi 100 nxënës, kjo shkollë ka vite prejse e ka hapur mini-muzeun, ideator i të cilit ishte mësimdhënësi i Historisë, tash drejtor i shkollës.

“Kam qenë mësimdhënës i historisë dhe gjatë kësaj kohe më ka lindur ideja që ta hapë këtë mini-muze. Arsyeja ka qenë ruajtja e traditës dhe kulturës së të parëve, andaj i kam grumbulluar të gjitha këto eksponate bashkë me nxënësit”, thotë Burim Gjaka, Drejtor i shkollës “Mustafë Shyti”.

Edhe pse në një hapësirë jo të përshtatshme brenda shkollës, aty gjenden eksponate të shumta e të vjetra, dëshmi e periudhave të ndryshme, e mënyrës së jetesës dikur.

“Eksponatet që i përmban muzeu ndahen në tri kategori. Kryesisht ato e përshkruajnë punën e bërë nga të parët tanë. Janë jashtëzakonisht të vjetra dhe thuajse të gjitha janë punëdore”, thekson Gjaka.

E mirëpritur nga nxënësit ishte iniciativa për hapjen e një muzeu të vogël brenda shkollës, siç shprehet drejtori.

“Si ide iu është dukur brilante nxënësve, andaj edhe i kam stimuluar ata që të sjellin eksponate të vjetra, sepse kemi mbajtur edhe orë mësimore në këtë muze ku kemi ligjëruar për secilin eksponat veç e veç”.

Nuk janë të pakta sukseset që i numëron shkolla falë pjesëmarrjes së nxënësve nëpër gara të ndryshme.

“Kemi aktivitete të lira që i organizon shkolla e gjithashtu edhe përfaqësim nga nxënësit në gara të ndryshme të diturisë në të cilat nxënësit tanë kanë pasur sukses”, shprehet ai.

e eksponateve e ruajtja e tyre, sipas drejtorit Gjaka, ka peshë të veçantë pasi, siç thotë, dëshmojnë historinë, kulturën e traditat e dikurshme.