SOT

Çifti mitrovicas e konservon ajvarin në kënaçe

E kishte nisur me vetëm një produkt, por me ta njohur punën e saj rriteshin kërkesat për produkte të tjera.

Kjo është Nadire Hasani, e cila që në fillim e gëzoi përkrahjen e bashkëshortit e të fëmijëve.

Edhe tryezën e shtëpisë e mbushin gjithnjë me ushqime tradicionale e plotësisht bio.

“Kam filluar në vitin 2012 pas disa trajnimeve, ku jam zgjedhur njëra nga gratë përfituese të granteve, pastaj i kam përfituar edhe pajisjet. Kam filluar me produktin e ajvarit, por pastaj u rritën kërkesat, andaj kam vazhduar edhe me produkte të tjera. Tash i kam 22 lloje të produkteve”, thekson Nadire Hasani.

Konservimi i ajvarit në kënaçe, sipas çiftit nga Frashëri i Mitrovicës, është risi në tregun kosovar. Deri tash kanë 50.000 kënaçe të konservuara me ajvar.

“Konsumatorët ankohen që ajvari prishet menjëherë pas hapjes edhe pse ruhet në frigorifer, por pasi që është plotësisht natyral dhe nuk ka produkte shtesë kemi menduar ta sjellim në sasi më të vogël. Për një përdorim e kemi parë që mundemi ta konservojmë në 95 gramë”, shprehet fermeri Mexhit Hasani.

Pjesë e rëndësishme në biznesin e tyre familjar është eksporti i produkteve jashtë vendit.

ynë ka qenë eksporti, për shkak se produktet që ne i prodhojmë mund t’i shesim në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Evropës, e që paratë e fituara me t’i sjellim këtu në vend”, shton ai.

Një ambient të përshtatshëm dyshja e ka rezervuar për pajisjet e nevojshme, aty ku Nadirja i kryen të gjitha procedurat e punës.

Ide të shumta marrin edhe nga klientët e rregullt, siç shprehet dyshja, teksa theksojnë se ata janë indikator për zhvillimin edhe më tej të biznesit të tyre familjar.