SOT

Blegtoria, traditë e familjes Reshiti në Bresanë të Opojës

I takon gjeneratës së katërt që e ka përcjellë traditën e angazhimit në blegtori.

Vezir Rashiti e zhvillon veprimtarinë me dele në natyrën piktoreske të Bresanës së Opojës.

Vetë Veziri ka më shumë se 3 dekada që kalon ditën me dele për të cilat ka dashuri të trashëguar nga familja.

Tash i numëron 300 dele.

Në mesin e kopesë ka edhe 100 qengja, disa nga të cilët i rrit për t’u bërë dele e desh e të tjerët i shet në festa.

Duhen rreth dy muaj që qengjat të jenë gati për shitje.

Gjatë dimrit delet nuk kullotin në fushat e Bresanës, por ushqehen me misër, grurë e sanë.

E kur delet ushqehen me bar të freskët japin deri në gjysmë litri qumësht, me të cilin gratë e familjes bëjnë djathin e Sharrit, që është shumë i kërkuar në rrethinë e më gjerë.

Një orë merr për t’i mjelë të gjitha delet me dorë meqenëse, sipas tij, mjelja me makina është më e vështirë.

E pjesë e kujdesit ndaj tyre është edhe qethja.

Kur nuk janë mirë me shëndet, Reshiti thotë se i vëren në fytyrë, e kontrollet rutinore i kanë të rregullta.

E tërë kjo veprimtari është bërë me investime familjare, duke mos marrë asnjëherë ndihmë nga institucionet.