Në Shtëpinë e Kulturës në Vushtrri e ka gjetur ambientin që i duhet për ta shkrirë talentin në artin e pikturës.
Por, ka kohë prej se Eltina Azemi është fokusuar më shumë në zhanrin e portretit.
Ta nxjerrë në letër atë që ia sheh syri 17-vjeçarja e ka prirje të trashëguar.
I realizon edhe zhanret e tjera të pikturës, por portreti për të kërkon më shumë përkushtim.
Rrjetet sociale njësoj sikurse për shumëkënd kishin rol në promovimin e punës së Eltinës, sepse aty nisën edhe porositë e para.
Janë fytyrat e njohura të showbizit vendor e ata të cilët 17-vjeçarja i portretizon.
Disa prej tyre nuk ngurruan të tregojnë përkrahjen ndaj saj.
Synimet për të ardhmen Eltina i ka të qarta. Të çojë përpara prirjen në këtë art është qëllimi i saj kryesor.