I kishte vetëm 5 fustane kur i erdhi ideja që t’i jepte me qira.
Ngjarjet si dasmat, ditëlindjet e festat e ndryshme kërkojnë edhe një veshje më të dalluar. Ishte ky fakti që e shtyri Donjeta Dervishin ta niste këtë aktivitet 3 vjet më parë.
Tash ajo i numëron mbi 300 fustane të ngjyrave e modeleve të ndryshme që mund të huazohen në dyqanin e saj.
Të shumtë janë ata të cilët nëna e saj u ndihmon që t’u qepë, e tashmë e ka punësuar edhe një rrobaqepëse, marrë parasysh që kërkesat janë të mëdha.
Fustanin që e dha me qira për herë të parë e ka ende dhe nuk duket fare që është më i vjetri ndër ta. Stili i veçantë i Donjetës bën që interesimi nga të tjerët të rritet vazhdimisht.
Deri më tash raportin me klientet e saja e ka shumë të mirë. Nuk i ka rastisur që të mos mirëmbahen fustanet nga klientet.
Edhe pse i ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, këtë aktivitet që e ka nisur para 3 vjetëve e quan profesion, e mendon ta vazhdojë edhe më tej.
Ndërkohë ajo po përgatitet që të fillojë edhe shitjen e disa prej tyre, meqenëse pyetjen më të shpeshtë e ka “Sa kushton, që ta blej?”.
-
22 shkurt 2021 18:00
-
Shpërndaje në: