Me përhapjen e pandemisë në Kosovë Pylli i Arinjve Prishtina e ndali aktivitetin në muajin mars.
Punëtorët e stafit ishin të detyruar që të punonin nga shtëpia, kohë në të cilën u erdhi ideja që të bënin produkte punëdore.
“Gjatë kohës së pandemisë “Pylli i Arinjëve Prishtina” është mbyllë disa herë, kështu që ne kemi mendu se çka të bëjmë. Kemi fillu me i punu disa punime dore që është qëndisja.”
Vajzat që punojnë në Pyllin e Arinjëve nuk kanë pasur përvojë në qepje, thurje e qëndisje.
Aktivitete këto të cilat i mësuan gjatë karantinës.
“Këto punime janë qëndisë prej vajzave që punojnë në “Pyllin e Arinjëve Prishtina”
Përveç produkteve të punuara nga ato, Pylli i Arinjve ka bashkëpunim edhe me organizata joqeveritare, punimet e të cilave shiten aty.
E të hollat nga ato shkojnë në fondet për mirëqenien e arinjve.
Kryesorja për mirëqenien e arinjve është kujdesi shëndetësor e më pas vjen ushqimi e kontrollet e zakonshme.
“Pjesa kryesore që iu nevoitet arinjëve është kujdesi shëndetësorë kurse pjesa tjeter është të ushqyerit e shëndetshëm.”
Meqenëse mjekimi i arinjve është një proces i kushtueshëm, ky aktivitet nga punëtorët është një ndihmesë në mbulimin e atyre shpenzimeve.
Sa i përket ushqimit të Arinjve, Albana Hoti thotë që e marrin nga fermerët Kosovarë.
E furnizohen me ushqimet që nuk kanë një kosto të lartë.
“Ushqimin e marrin nga fermerët tanë vendor. Janë ushqime kryesisht sezonale dhe gjithmonë kujdesemi që të jetë ushqimi i freskët për ta por jo edhe shume i shtrenjtë.”
Përderisa arinjtë tashmë kohën më të madhe e kalojnë në gjumë, edhe nevojat i kanë më të pakta.
Që nga 12 janari, produktet nga punëtorët e Pyllit të Arinjve mund të porositen nëpërmjet rrjeteve sociale të tyre.