SOT
Bota e egër në objektivin e Arian Mavriqit
As temperaturat e ulëta në dimër nuk e ndalin Arian Mavriqin që të fotografojë faunën në Kosovë. Edhe këtë janar ai realizimin e fotografive e bën në Anamoravë. Në Komunën e Ranillugut, katër kilometra larg Kamenicës, Ariani po kërkon që të zërë në objektivin e tij kafshë e shpezë të ndryshme.
Tash e shtatë vjet Mavriqi nuk ndalet duke dalë në terren bashkë me adrenalinën që i sjellë fotografimi i botës së egër.