Në dhomën e saj e kalon periudhën më të gjatë të ditës.
Aty, 11-vjeçarja Urata Gola shfaq të gjithë talentin e pasionin e madh për artin e pikturës.
Në mure, ajo i ka ekspozuar një pjesë punimesh, duke i dhënë kështu dhomës një pamje të veçantë.
11-vjeçarja i njeh mirë edhe teknikat që i shkojnë përshtati artit të pikturës, por një nga to e preferon më shumë.
Me një nga pikturat që ka realizuar, Urata ishte bërë edhe pjesë e një ekspozite.
Prirjen drejt artit e kishin nuhatur prindërit e Uratës, të cilët edhe e mbështetën në rrugëtimin e saj.
Përtej pikturës, e ëma thotë se Urata gëzon një lidhje të veçantë me kafshët.
Synimet e Uratës duken të qarta.
Edhe pse e re në moshë, mes shumë idesh për orientimin e mëvonshëm në profesion, ajo synon që piktura një ditë do t’i japë emër si piktore.