Fikret Ibrahimi njihet si auditor e ekonomist i shquar.
Përveç analizave në fushën e ekonomisë, ai e ka edhe një pasion, që është koleksionimi i monedhave të metalit.
Shumë kohë para se të bëhej ekonomist me profesion ai e filloi mbledhjen e tyre.
Që nga vitet ‘80 nisi ta pasuronte koleksionin e monedhave.
Ndër vite ai mblodhi rreth 700 monedha nga të gjitha kontinentet.
Thotë se më të veçanta për të janë monedhat nga vendet më të largëta.
Pjesa më e madhe e koleksionit të tij janë dhurata nga shoqëria, të cilët nuk kanë dilemë asnjëherë se çfarë t’i bëjnë dhuratë.
Ka edhe të tilla që i ka blerë vetë, por nuk ka shpenzuar shumë për to.
Këtë pasion për koleksionimin e monedhave, Ibrahimi tashmë po e përcjell edhe të mbesat e tij, të cilat shpeshherë edhe i ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre.
Monedhat janë të veçanta për të derisa secila ka prapa saj një histori të vendit prej nga vjen.
Në kohë të luftës i humbi disa prej tyre . Ai ende shpreson që t’i gjejë.
Ibrahimi nuk njeh shumë koleksionues nga Kosova, mirëpo thotë se një shoqatë për ta do të ishte e qëlluar.
Kruna, marka, dollari, dinari, funta janë vetëm disa prej monedhave që ai mban.