SOT

Tolinda Gojani-Asani, një jetë mes gjuhës e veshjeve kombëtare

Thotë se dashurinë për punimin e veshjeve kombëtare, të detajuara me fije ari, e ka të trashëguar nga të parët e saj, duke e mësuar nga gjyshja. Që e vogël thotë se i pëlqeu shumë puna me veshje kombëtare.

Tani ajo ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare, ku pa dyshim i rendit edhe veshjet e ndryshme.

Me anë të veshjeve dhe detajeve që i fut në to, synon që edhe brezat e rinj të mund t’i përdorin ato.

Dallama me të cilën Lorinda Kolgeci e përfaqësoi Kosovën në “Miss Globe” u punua nga Gojani.

Detajet e simbolet e qepura në të me fije ari e kanë një domethënie, që vjen nga kohë shumë të largëta, kur shqiptarët, sipas saj, me anë të tyre kanë shprehur shumëçka.

Krahas punimeve në veshje kombëtare, ajo njihet edhe si profesoreshë e gjuhës shqipe.