SOT

Gjyteti i Rashanit, për të cilin fliten shumë gojëdhëna

Rruga drejt fshatit Rashan të Mitrovicës vazhdimisht të shoqëron me panoramën e bukur që ofron natyra.

Pos bukurisë që ka, atje flitet për gojëdhëna të shumta për një vend të veçantë, i cili njihet nga të gjithë si Gjyteti.

Edhe banorët e këtushëm e konsiderojnë si një vend unik, transmeton Koha.

Gurët e mbetur janë dëshmia e qytetit të dikurshëm.

Shaban Rrudhani tregon për një gojëdhënë që i kishte treguar e ëma e tij, pikërisht për Gjytetin.

Ai thotë se këtë histori nuk e kanë ndalur me kaq, madje është përcjellë brez pas brezi.

Për të shkuar deri tek Gjyteti nuk është edhe aq e lehtë.

Një pjesë të mirë të rrugës duhet ta bësh në këmbë ose me mjete të forta.

Sipas ish-mësuesit të këtij fshatit, Hasan Kërrleshi, kësaj zone i mungojnë gërmimet arkeologjike, edhe pse dikur kishte qenë një iniciativë, por që nuk vazhduan më tej.

Se në këtë kështjellë dikur ishte bërë jetesa, ajo dëshmohet edhe përmes fakteve që janë zbuluar brenda saj.

Atje ishin gjetur mbetje që mendohen se janë përdorur si enë të shumta, e madje edhe florinj.

Përveç që trashëgoi bukurinë, Rashani po braktiset edhe nga banorët.

Nga 120 shtëpi sa kishte dikur, tashmë kanë mbetur vetëm 40 të tilla. Ndërsa banorët kryesisht bëjnë punë blegtorie dhe merren me bujqësi.