SOT

Rëndësia e laboratorëve në shkolla

Lëndët e shkencave natyrore janë të parat që e fitojnë vëmendjen e nxënësve.

Eksperimentet janë ato që i bëjnë lëndët më tërheqëse.

Ana teorike e lëndëve shkencore kuptohet plotësisht vetëm atëherë kur vrojtohet edhe në praktikë, transmeton Koha.

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Nazim Gafurri” në Prishtinë tashmë është e pajisur me kabinete ku zhvillohen eksperimente nga lëndët shkencore.

Para se të ishin bërë me këto mjete, arsimtari lëndës së fizikës tregon që kanë improvizuar me gjëra që kanë pasur në dispozicion.

4 vjet më parë kjo shkollë u pajis me mjete për zhvillimin e eksperimenteve, kryesisht nga lënda e fizikës.

Që prej atëherë Arif Abazi tregon që është vërejtur interesim i madh nga nxënësit e gjithashtu ka edhe rritje në notën mesatare në lëndët e shkencave natyrore.

Tashmë nxënësit e kanë mundësinë t’i plotësojnë njohuritë e tyre, duke filluar me mjetet më të thjeshta, si elektroskopi, e deri tek teleskopi profesional.

Këto kabinete janë të pajisura edhe me televizorë e kamera për t’i përcjellë eksperimentet.

Nxënëse e klasës së 9-të në shkollën “Nazim Gafurri” është Elona Shabani, e cila i ka shumë për zemër lëndët shkencore.

Së fundmi ajo e ka zënë vendin e parë në garat nacionale të fizikës.

Përveçqë ia kthejnë në jetë paramendimet për eksperimentet kur i mëson në praktikë, laboratori në shkollën e saj thotë se i ka ndihmuar ta zhvillojë pikëpamjen për dukuri të shumta që i ka mësuar gjatë 3 vjetëve.

Ajo thotë se do të vazhdojë më tutje rrugëtimin e saj në shkenca, duke mos harruar se ku i ka bërë hapat e parë.