SOT

Leximi i librave motivues e psikologjikë

 

Librat motivues e ata psikologjik zënë një vend të veçantë në shumicën e librarive të mëdha. Librat motivues janë ndër më të shiturat dhe vazhdojnë të jenë të tilla edhe me kalimin e kohës. Siç tregon Iliriana Hasaj nga Libraria Dukagjini, libri “Sekreti” vazhdon të jetë hit.

Hasaj tregon se ka edhe zgjedhje të reja, që janë shumë të përshtatshme në këtë kohë pandemie që nganjëherë nuk është e lehtë për shumë njerëz.


Librat motivues e psikologjik janë shitur edhe më shumë në kohën kur Kosova ka qenë në karantinë, transmeton Koha. Ndërsa, sipas Hasajt ato i kanë edhe lexuesit e rregullt.

Psikologia Antigona Qenaj, nga ana tjetër tregon, se librat mund të kenë ndikime të mëdha në vendimet individuale dhe kanë kontribute të shumta në aspektin emocional.

Libra ndodh tu rekomandojë edhe klientëve të saj.