SOT

Librat e rekomanduar për fëmijë

Librat për fëmijë i mësojnë ata ta shohin botën nga një pikëpamje tjetër.

Leximi që në moshë të re u ndihmon fëmijëve të zhvillohen në shumë aspekte, si në zgjerimin e imagjinatës e aftësitë në të shkruar.

Për këtë edhe prindërit janë të vetëdijshëm.

Vlora Saneja, nënë e dy fëmijëve, thotë se që kur ishin më të vegjël fëmijët e saj, ua mësoi që libri është miku për jetë.

Edhe me zhvillimin e teknologjisë e mundësive të shumta për të lexuar libra elektronik, fëmijët gjithnjë kanë interesim për librat e botuar, transmeton Koha.

Doruntina Drenovci thotë që kërkesat për librat klasikë për fëmijë janë gjithnjë të mëdha.

E kohëve të fundit edhe autorë të huaj e libra modernë po kërkohen nga fëmijët.

Drenovci thotë që ka fëmijë të cilët i pëlqejnë librat që janë seri, e mezi presin që të dalin seritë e reja që ta vazhdojnë tregimin e filluar.

E ka edhe nga ata të cilët po filluan ta lexojnë një libër, dëshirojnë ta përfundojnë aty.

Në mes librash të shumtë për fëmijë, një vend të veçantë zënë edhe enciklopeditë.

Së fundmi janë botuar “Origjina e Specieve” e Charles Darvinit dhe “SAPIENS” nga Harari, të cilat janë me vizatime e ato mirëpriten gjithnjë nga fëmijët.

Mini-libraritë në sheshet e Prishtinës i posedojnë lektyrat shkollore që mësuesit u kërkojnë nxënësve t’i lexojnë.

Ndër të tjera vërehet interesim edhe për romanet origjinale të përshtatura për fëmijë.