SOT

Gështenjat e Deçanit dhe kultivimi i tyre

Për gështenjat më të mira e më cilësore duhet të marrësh rrugën për në Deçan.

Edhe pse jemi në fundin e sezonit të tyre, megjithatë për 77-vjeçaren, Nifë Kuçi, mbledhja e gështenjave nuk ka përfunduar ende. Ajo në orët e hershme të mëngjesit niset në tokën më të pëlleshme në Deçan, e cila është e stërmbushur me fidanë gështenjash.

Të gjithë deçanasit e njohin si nëna Nifë, e respektin që kanë për të e tregon edhe ajo, transmeton Koha.

Pavarësisht moshës që ka, për t’u ngjitur në fidanët shtatlartë nuk e ka fare problem.

Në këto pjesë, pothuajse të gjitha familjet kanë hise.

Më parë i gjithë territori ishte nën mbikëqyrje të rojtarëve.

Rojtari i dikurshëm thotë se gjendja e këtyre pyjeve më parë ishte shumë më e mirë, por që kohëve të fundit askush nuk kujdeset për to.

Për të mirat e këtij viti tregon edhe Rifat Stojkaj.

Sipas banorëve te këtushëm, më herët shumë familje të vetmen mbijetesë e kishin nga përfitimet që nxirrnin prej gështenjave, por edhe shumë shujta i tejkalonin vetëm me to.