SOT

Lakra Japoneze në Fortesë të Rahovecit

Fortesa është fshati me territorin më të madh në Komunën e Rahovecit. Si në shumë fshatra përreth, banorët e punojnë tokën që sipas tyre është gjithnjë bujare. Një provë të re për tokën e fshatit ka bërë Beslim Popaj.

Bëhet fjalë për një lloj lakre të veçantë, që bëhet ka madhësi ndryshe nga ajo e zakonshmja. Lakrën “marloo”, që është sortë japoneze, ai e ka mbjellë gjysmën e kësaj hapësire prej 14 ari.

Këputjen e tyre e ka filluar së fundi, ndërsa tregon se këtë mund ta bëjë deri në dhjetor në mot të mirë.

Ftohja e motit, sipas tij, nuk e pengon lakrën, por vetëm e bën që t'i mbledhë fletët e saj. Temperatura që e duron është deri në minus tre gradë celsius.

Përkujdesa për lakrën “marloo” nuk ka nevojë të jetë ndryshe nga ai lakrat e zakonshme. Uji, sipas Popajt, është elementi kryesor.

Këtë vit tregu sipas tij, nuk ka qenë shumë i mirë. Popaj thotë se ato i mirëpret tregu, ndonëse nuk paguan më shumë për to sesa për lakrat e zakonshme. Llojin e ri të lakrës ai e ka shitur në Gjilan e Prishtinë.

Popaj shpreson që lakrën e madhe do ta mbjellë përsëri vitin tjetër diku tjetër me një hapësirë prej 1 hektari dhe pret rendiment mbi 100 tonë për hektar.

Ndryshe, lakra është e pasur me vitaminë C, K e B6, magnez e fibra, dhe bën pjesë te ushqimet anti-kancerogjene.