Zakonisht përdoren nga të rriturit në udhëtime të gjata e net pa gjumë.
Pijet energjike, të cilat në vete kanë edhe sasi të lartë të kafeinës në Kosovë po përdoren edhe nga fëmijët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrindërit dhe gjyshërit ngrenë alarmin për shitjen e këtyre produkteve në tregun kosovar.
Që pijet energjike kanë impakt negativ te fëmijët e thotë edhe pediatri Besart Merovci.
Taurina e kafeina janë përbërës kryesor te pijet energjike, të dyja këto si stimulantë shkaktojnë dëme të shumta e çrregullime në të rrahurat e zemrës.
Merovci thotë që ka pasur raste të vizitës së fëmijëve në ordinancë nga dëme që konsumimi i pijeve energjike u ka shkaktuar.
Pija kryesore në dietën e fëmijëve duhet të jetë uji, shton pediatri Merovci, dhe se edhe pijet e tjera jo energjike janë të dëmshme për shkak të sasive të mëdha të sheqerit që përmbajnë.
Pijet energjike në tregun në Kosovë janë nga më të ndryshmet e me çmime të lira dhe i shiten çdokujt pavarësisht moshës.