SOT

Radiologjia, klinika ku merren shumë shërbime e paguhet pak

 

Radiografia, rezonanca magnetike e tomografia e kompjuterizuar janë vetëm disa nga shumë shërbimet që jepen në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Është e vetmja klinikë shtetërore që u ofron këto shërbime qytetarëve pa shpenzuar shumë. Ajo gjendet në katin e dytë të Klinikës Emergjente. Megjithatë, disa pajisje të kësaj klinike janë të vendosura në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë e disa të tjera në repartin e neuroradiologjisë, raporton KOHA.