Këtë natyrë shumëngjyrëshe të vjeshtës nxënësit e sollën brenda hapësirës së shkollës “Nazim Gafurri”.
Korridoret kanë marrë pamje kopshti me gjethe të punuara nga nxënësit.
Së bashku me grupin e artistëve të rinj, Lendita Zeneli thotë që me këto punime nisin aktivitetet e vjeshtës.
Krijimi i gjetheve me ngjyra vjeshte, më të mëdha sesa janë në të vërtetë, nxënësve ua ka marrë dy javë, transmeton Koha.
Shoqe të gjeneratës e edhe e grupit të artit i ka qëlluar të jetë Blenda, e cila po ashtu tregon për këtë temë që e kanë zhvilluar së bashku.
Letra është materiali me të cilin janë bërë gjethet, e ngjyrat e vjeshtës - si e gjelbra e ngjyra kafe - janë ato që i kanë përdorur më së shumti.
Arsimtari i Artit figurativ, Burim Canolli, thotë se nxënësit i kaluan pritshmëritë e tij në temën e vjeshtës.
Për Canollin jo vetëm në këtë stinë, por në vazhdimësi, temat kanë rëndësi për t’i demonstruar pikëpamjet e nxënësve.
Canolli dhe nxënësit thonë se nuk i kanë të caktuara temat dhe punimet në të ardhmen, përveç asaj në pranverë kur objektet shkollore mbushen me punime lulesh.