SOT

Futbolli me flluska, atraksion në Podujevë

Gjatë tërë ditës flluskat qëndrojnë në një fushë të mbyllur në Podujevë.

Për të zhvilluar një lojë me ndihmën e tyre, që nuk është e zakonshme në fushat e tjera, mund të bëhet edhe duke luajtur futboll, raporton KOHA.

Një mënyrë e ngjashme e kësaj loje është parë në vendet më të zhvilluara, kjo ishte edhe arsyeja që e shtyri Dino Potokun të sjellë një atraksion të tillë në arenën sportive të menaxhuar nga ai.

Sipas Potokut, flluska të futbollit ende nuk ka sjellë dikush tjetër në Kosovë, e ai është një ndër të parët që e mundësoi një gjë të tillë.

Në klubin e futbollit “Dardania” në Podujevë, ka disa sportistë që preferojnë lojën me flluska para ndeshjeve të rëndësishme.

Sipas trajnerit, Agim Fazliu, ky aktivitet i ndihmon lojtarët të jenë në formë e edhe në largim të stresit.

Se sa argëtim është të qëndrosh brenda një flluske dhe të luash futboll, tregojnë edhe sportistët Egzon Maloku dhe Melos Demiri.

Siç duket në të parë, zbavitja e njëjtë mund të përjetohet edhe gjatë përdorimit te tyre.

E ajo që e bën edhe më tërheqëse është siguria ndaj lëndimeve.