Kjo është fermerja 49-vjecare, Fatime Limaj, nga fshati Banjë e Malishevës, e cila që nga viti 2009 merret me bujqësi, e madje është drejtoreshë e organizatës “Fatjona” që merret me konservimin e turshive.
Por, në serrën e saj ajo ka mbjellë një perime jo të zakonshme në vend, të cilën po e quan “mbret të trupit”.
Pjepri i ithtë është bimë njëvjeçare, e që tash e 10 vjet, Fatimja e kultivon atë.
Kërkesat thotë Fatimja kanë shënuar rritje.
Mjalti me vaj ulliri e me përbërësin kryesor, pjeprin e ithur, është njëra ndër kombinimet që mundet të bëhet në një kavanoz, e që sipas Fatimes jep efekte pozitive në luftimin e shumë sëmundjeve.
Asaj i është kërkuar që kavanoz të tillë të dërgojë edhe jashtë vendit, transmeton Koha.
Fatimja pjesën më të madhe të vitit ia kushton mbjelljes së perimeve të ndryshme, e në vjeshtë ajo bën shitjen e tyre në mënyrë të konservuar në tregjet e vendit.