SOT

“Prishtina para dhe pas orës policore”

Është ora 21:00 dhe kjo është Prishtina, përkatësisht kafenetë në rrugën “B”.

Edhe pse në një situatë të pazakontë për dallim nga verat e tjera, pijet, duhani e bisedat kanë shoqëruar kryeqytetasit e vizitorët e tjerë gjatë natës në Prishtinë.

Por, të rinjtë që pjesë së rutinës gjatë kësaj kohe kanë pasur kafenetë, thonë se virusi ka zbehur shijen që Prishtina ua ofron atyre.

Me rritjen e numrit të qytetarëve në kafene sipas drejtorit të Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, është rritur edhe përgjegjësia e komunës për inspektime në terren.

Ai thotë se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe gjoba për shkelësit e ligjit.

Tahiri shton se përveç gjobave, inspektorët është dashur të marrin edhe masa të tjera ndaj bizneseve të gastronomisë.

E krejtësisht ndryshe duket qyteti pas orës 22 e 30, kafenetë mbyllen e qytetarët ikin në shtëpi.

Me orën policore nuk janë pajtuar as pronarë të kafeneve që kanë kërkuar zgjatje të orarit të punës. Por, që ende nuk ka ujdi për këtë nga institucionet.