Mbeturinat organike që mblidhen në lagjen e Ariston dhe Kastriot Lipës, përfundojnë rreth 5 kilometra larg Pejës, në fshatin Zagërm.
Ato bëhen grumbull dhe kthehen në pleh organik përmes procesit që Ariston Lipa e quan kompostim.
Këtu bakteret e ndryshme dhe kujdesi e bëjnë këtë komposto që është shumë i përshtatshëm për plehërimin e luleve dhe tokës.
Sipas Lipës, kjo i kontribuon edhe ambientit pasi që e zëvendëson shtresën pjellore të humusit në tokë.
Këta grumbuj gjatë një procesi prej 2 muajsh duhet të shprishen herë pas here për t’u ajrosur.
Janë 12 familje që i ndajnë mbeturinat e tyre në kosha, të cilët më pas përdoren nga dy vëllezërit Lipa.
Edhe glasat e pëllumbave që vëllezërit i marrin nga komshinjtë e tyre përpunohen me ndihmën e ujit.
Lipa synon që këtë komposto plehrash fillimisht t'ua shesë shtëpive e luleshitësve me pakicë.
Era mund të jetë e pakëndshme në pjesën ku bëhet kompostoja, por vetëm gjatë procesit të përpunimit.
Kur kompostoja të jetë gati, ajo përzihet me dhe, kështu që nuk kundërmon fare.