Udi është instrument që jo shpesh përdoret te muzika e shqiptarëve sot. Megjithatë, udisti Ilir Bërveniku thotë se është i shpeshtë në muzikën turke.
Sipas tij, udi është instrument i vështirë, por që për të është i preferuar, raporton KOHA.
Udi, siç tregon Bërveniku, ka ndryshuar përgjatë një historie të gjatë.
Ai mban edhe kurse falas, ndërkaq aplikimet e radhës pritet të hapen në vitin e ardhshëm.
Bërveniku tregon se ka pak udistë në rajon dhe bërja e një grupi muzikor tradicional është jo e lehtë, pasi që mungojnë muzikantët.
Ndryshe, ai ka aplikuar në një projekt në agjencinë turke “TIKA”, prej të cilës po pret mbështetje në themelimin e një grupi të tillë.