Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Përdorimi i vitaminave e mineraleve për rritje të imunitetit

Pamja e vitaminës C duke u bërë flluska në ujë është shumë e njohur për qytetarët. E edhe më shpesh në kohën e COVID-19. E këtë, qytetarët po e bëjnë për ta forcuar imunitetin, raporton KOHA.

Megjithatë, Milaim Abdullahu thotë se duhet pasur kujdes në masën e përdorimit të tyre dhe në informacionet që dalin nga kanalet jozyrtare e joprofesionale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe farmakologu Armond Daci, që ka bërë hulumtime dhe përcjell kërkimet shkencore për mjekimin e COVID-19, thotë se duhet kujdes në përdorimin e këtyre vitaminave, mineraleve e shtesave të ndryshme për imunitet.

Kujdes të shtuar sipas tij, duhet për ata që përdorin medikamente të tjera dhe që kanë sëmundje përcjellëse.

Përdorimi i këtyre të fundit, sipas tij, në rastin më të mirë bëhet kur dikush ka mungesë vitaminash a mineralesh, e që vërehet përmes laboratorit. Ndryshe, vitamina C përdoret edhe për të trajtuar pacientët me COVID-19.