SOT

Fotografi që mbjelli 20 ari luledielli

Ka vite të tëra që e ushtron profesionin e fotografit, e kërkohet shumë për momente të veçanta.

E pikërisht kjo e shtyu të krijojë hapësira unike që do ta ndihmonin në shkrepjet e tij.

Fotografi Norik Uka, në muajin prill, vendosi që në një parcelë të mbjellë luledielli, e cila tani pothuajse ka arritur edhe gjatësinë e dëshiruar., raporton emisioni “Sot” në KTV.

Noriku thotë se përmes fotografive të shkrepura nga ai, shumë qytetarë janë interesuar për këtë lloj lule. Madje, edhe disa nga kompanitë që prodhojnë vajra bimorë kanë kërkuar që të blejnë farat e lulediellit.

Për ta mbjellë një plantacion të tillë, nuk nevojitet kujdes i madh, thotë Noriku, sipas të cilit natyra në vend i ndihmon mjaft shumë një bime të tillë për rritje.

Derisa tashmë do të ketë fitim të dyfishtë, fillimisht lulediellin e mbollën vetëm për fotografi.

Sipas tij, mbjellja e këtyre luleve nuk ka kosto të lartë.

Fotografi thotë se viteve të ardhshme do të zgjerohet, duke mbjellë bimë të tjera.

Luledielli është një bimë njëvjeçare me gjatësi deri në 3 metra, e që përfitimet shëndetësore nga vaji dhe farat e lulediellit janë të shumta.

Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, B1, B3 dhe B6, si dhe kanë bakër, mangan, selen, fosfor, magnez dhe folate.