SOT

Ish-drejtori i Doganës i kthehet pasionit të tij në bujqësi

Janë bërë vite të tëra qëkur u tërhoq nga bota e të qenët person publik, e tani po merret krejtësisht me një sektor tjetër.

Bukurisë së fshatit Zajçec të Komunës së Kamenicës, në një lartësi mbidetare rreth 1 mijë metra, ish-drejtori i Doganave së Kosovës, Naim Huruglica, bashkë me disa partnerë të tjerë ia shtuan edhe 12 hektarët e mbjellë me mollë, dardhë e qershi, raporton emisioni “Sot” në Kohavision.

Huruglica thotë se një ndryshim i tillë i ka sjellë më shumë atraktivitet jetës të tij.

Kësaj hapësire, po ashtu, pritet t’i shtohen edhe disa fruta të tjera.

Pos shumë të veçantave në këtë vend, ajo që më shumë zgjoi kureshtjen e bashkëfshatarëve është pikërisht pozita gjeografike e plantacionit, që gjendet në pikën kufitare me Serbinë, e që Hurgulica ka shfrytëzuar çdo cep të Kosovës për ta punuar.

Madje kjo ka ngjallur edhe interesimin e fotografit Arian Mavriqi.

Fidanët e mbjellë në 12 hektarë janë me origjinë nga Italia.