SOT

Fushë sportive shumëngjyrëshe

Hapësirat sportive të dëmtuara ndër vite në kryeqytet po freskohen nga “Gerilla art festival”. Në kuadër të edicionit të gjashtë të projektit “Merke with the City”, kjo organizatë pritet të rijetësojë edhe hapësira të tjera. Një ndër vendet e para që është rregulluar është fusha sportive në lagjen “Dardania”.

Agon Xhelili, përfaqësues i kësaj organizate, thotë se qëllimi i këtij projekti është që ta bëjë më tërheqës kryeqytetin.

Këto ndryshime nëpër lagje të Prishtinës, sipas tij, do të ndikojnë pozitivisht edhe te banorët.

Ndryshimi në pamje i terreneve sportive po pëlqehet nga të rinjtë që kalojnë kohë këtu.

Megjithatë, për përfundimin e këtij projekti duhet edhe një ndihmë nga Komuna e Prishtinës.

Xhelili thotë se priten projekte të reja gjatë këtij viti.

“Gerilla art Festival” vazhdimisht ka pasur projekte të tilla, ku shumë artistë kanë punuar murale nëpër objekte dhe lagje të ndryshme të kryeqytetit, të cilat i kanë dhënë gjallëri dhe pamje të këndshme atij.