Vite më parë u kthye nga mërgimi për të hapur në vendlindje mishtoren që i ka mbushur afro dy dekada.
Ky është Isak Rrustemi, i cili punën e nis me mëngjes, i shoqëruar nga dy fëmijët e tij, dëshmi e një zanati të trashëguar te brezi i ri, raporton KOHA.
Ata shërbejnë edhe gjatë pandemisë, por, siç shprehet Rrustemi, gjithnjë duke i respektuar masat.
Punën dydekadëshe të babait e kanë trashëguar edhe fëmijët.
Festat e Bajramit mbesin të veçanta për Rrustemin. Kësisoj, ai jep shpjegimin se si mbeti therja e kurbanit, të cilën gjë thotë ta kryejnë “hallall”, siç njihet me term fetar.
Higjiena e punës në thertoren e mishtoren e tij mbetet esenciale.
Rrustemin e lumturon fakti që vajza e djali e nisin ditën me të e punojnë me pasion zanatin e tij.
Me momente interesante përgjatë 20 vjetësh e përshkruan punën e tij Isak Rrustemi, gjithnjë duke veçuar festat e Bajramit.