Arsyeja e emërtimit të këtij kali me emrin “Korona” lidhet plotësisht me lindjen e tij në periudhën me pandemi.
Është Vesad Mjeku, një nga pronarët e Ranchit, me gjithsej 14 kuaj, i cili rrëfen si erdhi deri te vendimi për këtë emërtim.
E veçantë mbetet hapësira që shfrytëzohet për të kryer akrobacione të ndryshme me kalë.
Përveç kalit “Korona” edhe kuajt e tjerë të Ranchit gëzojnë emra të veçantë.
I cilësuar si një nga kafshët më inteligjente, instinktin e besnikërinë që ka ai, ia njeh mirë Nebi Svirca.
Dyshja që i bashkoi forcat për të sjellë një atraksion të tillë në vendin e njohur si “Guri i Plakës” synojnë ta çojnë më tej punën e nisur e t’u japin jehonë sporteve me kuaj.