SOT

Mbajtja e papagajve në Kosovë

Dallohen për aftësitë e tyre për të imituar të folurën e njerëzve. Papagajtë zakonisht janë me ngjyra te ndryshme me mjaft tërheqëse.

Madje, shoqërohet lehtë me njerëzit, raporton KOHA.

Secili lloj ka pupla, madhësi, jetëgjatësi dhe temperament të ndryshëm. Përmasat e tyre variojnë nga llojet më të vegjël sa një harabel që jetojnë ne Australi, deri në llojet që arrijnë deri në 60 centimetër gjatësi që jetojnë në Amerikën Jugore. Në Kosovë ka pak lloje që mund të çiftëzohen, ndërsa shumica prej tyre eksportohen nga vendet perëndimore.

Xhevdet Abazi nga “GoldFish- Aquashop” tregon se mëngjesi i tij gjithmonë fillon me tingujt e papagajve.

Ai tregon se ka disa lloje të tyre në lokalin e tij.

Disa papagaj, sipas tij, kanë dëshirë të qëndrojnë ne çift brenda një kafazi, ndërsa disa të tjerë jo.

Ushqimi i duhur dhe në sasi të mjaftueshme ka rol kyç në zhvillimin e duhur të tyre. Zakonisht ushqehen dy herë në ditë.

E sigurisht që gjatë sezonit të verës Abazi thotë se kërkesat për blerjen e papagajve janë më të mëdha sesa gjatë muajve të tjerë.

E papagajtë mbahen në kafaze të ndryshme varësisht prej madhësisë që e kanë.

Mbajtja e papagajve në hapësirat ku jetojmë mund të sjellë relaksim tek njerëzit. Por, nuk duhet të mungojë kujdesi që duhet të tregojmë ndaj këtyre zogjve.