SOT

Gratë e Lubinjës, në fushë me rroba tradicionale

Që nga ora 4 e mëngjesit të veshura me rroba tradicionale nisen për në plantacionet me mjedra, që për dallim prej vendeve të tjera, këtu në Lubinjë të Ulët të Prizrenit ndodhen në një kodër.

Para se temperaturat të rriten shumë gjatë ditës, Safete Mislimi dhe dhjetëra gra të tjera të komunitetit boshnjak në këtë pjesë vjelin me qindra kilogramë mjedër në ditë.