SOT

Lëvizjet e rralla të të riut nga Gjilani

Mëngjeset i nis në ambientin ku e zhvillon pasionin, i cili e mbush përplot adrenalinë.

I riu Pashtrik Shabani po e praktikon një lloj fitnesi ndryshe nga ai i rëndomti, e të veçantë e bëjnë lëvizjet e pazakonta që ai i realizon.

“Calisthenics”, kështu quhet ky lloj fitnesi, përmes të cilit aktivizohen thuajse të gjithë muskujt.

Përkushtimi dhe mënyra e të ushqyerit kanë një rëndësi të veçantë, të cilave në mënyrë strikte u përgjigjet Pashtriku.

I ka mbushur tre vjet si trajner i “Calisthenics” e tashmë po i ushtron të rinjtë e pasionuar pas ushtrimeve të këtij tipi.

Një sport të tillë, edhe pse jo i njohur në vend, Pashtrik Shabani synon ta zhvillojë edhe më tej e t’i japë jehon sikurse në vendet e tjetra të botës, prej ku edhe inspirohet.