SOT

Çanta si produkte punëdore

Të zeza, kafe, të mëdha e të vogla, janë çantat që i ofron “Mia bags”. Këto të fundit i krijon Xhylishahe Ademi.

Meqenëse janë të punuara nga dora, i bën ato të veçohen nga të tjerat. Xhylishahe thotë se materialet i siguron nga mobilieritë e ndryshme. Mbetjet e ulëseve i përdor për të shprehur talentin e saj.