SOT

Specie të rralla në parkun e Gërmisë

Është një nga hapësirat më të frekuentuara në kryeqytet.

Parku i Gërmisë, përveç hapësirave rekreative që ofron për vizitorët, ruan një botë të pasur me florë dhe faunë.

Vizitat në pjesë të ndryshme të këtij parku, Lulzim Demaj i ka të shpeshta, pasi që aty has shpendë të veçantë për kah karakteristikat, që janë dëshmi e një natyre të pasur, raporton emisioni “Sot” në Kohavision.

Si fotograf i botës së egër, të papriturat në terren thotë t’i ketë të shpeshta.

Terrenin e Gërmisë dhe hapësirën në të cilën shtrihet, i përshkruan biologu Behxhet Mustafa.

Biologu thotë se janë të shumta speciet që mund të hasen e bimët e rralla endemike në Parkun e Gërmisë.

Mustafa, me theks të veçantë flet për mbrojtjen e kësaj hapësire, duke bërë thirrje të mos ndërhyhet në të.

Fotografi të shumta të realizuara nga fotografët, eksplorues të peizazheve të tilla, janë pasqyra më e mirë e ekzistencës së botës bimore e shtazore në vend.